Për inxhinierët e zbatimit dhe arkitektët, saktësia e printimit është diferenca mes suksesit dhe gabimeve miliona lekë në kantier.
Në industrinë e ndërtimit, arkitekturës dhe inxhinierisë civile, planet teknike (AutoCAD, Revit, ArchiCAD) përmbajnë qindra kuota, simbole instalimesh dhe detaje konstruktive. Tentativa për të lexuar një projekt në format të zvogëluar A4 ose A3 mund të çojë në keqinterpretime fatale dhe dëme të kushtueshme në kantier.
Kur një projekt është dizajnuar në shkallë 1:50, inxhinieri i zbatimit përdor vizoren (eskala) direkt mbi letrën A0 (841x1189mm) ose A1 (594x841mm) për të matur distanca reale në terren. Çdo zvogëlim i formatit prish raportin dhe krijon pasiguri në zbatim.
Në skicat teknike, vijat e trasha tregojnë muret mbajtëse ose kolonat prej betoni, ndërsa vijat e holla tregojnë dimensionet dhe instalimet elektrike/hidraulike. Printerat tanë ploter me rezolucion të lartë printojnë linja të holla deri në 0.02mm pa asnjë njollë apo përzierje ngjyrash.
Një skicë A0 e palosur keq dëmtohet shpejt. Në AlfaNet ne ofrojmë palosje automatike inxhinierike në format standard A4 me fushën e titullit (kartelën) të dukshme përpara, gati për t'u futur në dosje arkivore dhe për dorëzim në bashki apo institucione.